“Do përfundojmë keq, shpirt…” Dalin përgjimet e Gys Agasit me Vlora Hysenin

Po dalin në media mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, për të cilat SPAK thotë se kanë natyrë të ndryshme nga ajo që ish-drejtoresha e SHISH ka pretenduar se bëheshin në cilësinë e bashkëpunëtorit. Në qindra telefonata dhe video-call, duket se Gys Agasi informohej në kohë reale për lëvizjet e policisë dhe çfarëdo informacioni që dispononte SHISH në lidhje me të dhe njerëzit që e rrethonin. Në momentin që u arrestua Agasi kishte në makinë edhe dokumenta të SHISH, ndërsa nga zbërthimi i telefonit të tij u gjetën edhe mesazhet që nxjerrin zbuluar Vlora Hysenin.

Në një mesazh Vlora Hyseni i thoshte Ergys Agasit “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”, raporton sot Report Tv.

Në një mesazh 4 ditë para arrestimit Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit: “Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt…do ia hedhim…problemi është koha.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top