Zjarr masiv në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një pjesë të Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, flakët kanë përfshirë shkurre, bimësi dhe sipërfaqe me ullinj, ndërsa era e fortë që po fryn në zonë po favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, efektivë të Policisë së Shtetit dhe punonjës të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Situata mbetet problematike për shkak të erës, ndërsa forcat në terren po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit dhe të mbrojnë zonën e parkut arkeologjik.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve dhe vlerësimin e dëmeve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top