Nations League do të jetë në qendër të vëmendjes së futbollit në javët e ardhshme. Ndeshje elitare për Ligën A. Italia do të përballet me Belgjikën, Turqinë dhe Francën, por në program do të jenë edhe ndeshje të një niveli shumë të lartë, si Holanda-Gjermania dhe Anglia-Spanja.
Në Ligën C do të debutojë Shqipëria, megjithatë, do të zhvillohen edhe ndeshje të ligave të tjera, mes tyre Izrael-Irlandë, e cila ka shkaktuar polemika që përpara se të nisë.
Trajneri i Irlandës dhe fjalët e forta kundër Izraelit
Irlanda dhe Izraeli do të përballen të dielën, më 27 shtator, për javën e dytë. Ndeshja do të zhvillohet në Hungari. Duke folur për këtë përballje, trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, i cili është islandez, përdori fjalë shumë të ashpra në prag të ndeshjes me Izraelin, duke thënë: “E kam thënë tashmë, ne nuk po luajmë me gjenocidin, po luajmë kundër gjenocidit. Pra, po luajmë kundër Izraelit. Nuk po luajmë me Izraelin.”
Referenca e Hallgrimsson është e qartë dhe lidhet me konfliktin me Palestinën. Gjithashtu, ai foli edhe për ndryshimin në trajtimin e Rusisë, e cila u përjashtua nga futbolli në nivel ndërkombëtar pas nisjes së luftës me Ukrainën.
“Ende nuk kemi gjetur kurën për budallallëkun, injorancën dhe hipokrizinë”
Përgjigjja e Izraelit nuk vonoi dhe sigurisht nuk ishte aspak e butë. Në X, të hënën në mbrëmje, Federata Izraelite e Futbollit publikoi një mesazh shumë të ashpër ndaj Hallgrimsson, i cili madje nuk u përmend me emër: “Ne kemi kontribuar për botën dhe njerëzimin në fusha të panumërta, duke fituar gjatë rrugës një numër mbresëlënës çmimesh Nobel. Fatkeqësisht, ende nuk kemi gjetur një kurë për budallallëkun, injorancën dhe hipokrizinë e treguar nga trajneri i kombëtares së Republikës së Irlandës.”
We have contributed to the world and humanity in countless fields, earning an impressive number of Nobel Prizes along the way. Unfortunately, we have not yet found a cure for stupidity, ignorance and hypocrisy displayed by @IrelandFootball team coach. We’re not playing with…
— ISRAEL FA (@ISRAELFA) September 21, 2026
Dhe nuk mbaron këtu. Federata izraelite e futbollit duket se është gati të denoncojë trajnerin Hallgrimsson për këto deklarata. Me pak fjalë, edhe më shumë benzinë mbi zjarr përpara ndeshjes së 27 shtatorit, e cila do të pasohet menjëherë nga një tjetër përballje. Sepse ndeshja e kthimit, e vlefshme për javën e katërt, mes Irlandës dhe Izraelit, do të zhvillohet në fillim të tetorit.