Aksioni i SPAK, ekzekutohen masa të tjera sigurie për 2 efektivë të kriminalistikës

Masa sigurie janë lëshuar edhe për dy ekspertë kriminalistë të Policisë së Shtetit, njëri me detyrë në Tiranë dhe tjetri në qytetin e Durrësit. Mësohet se për të dy ekspertët e kriminalistikës masat e sigurisë janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm në kuadër të hetimeve për dosjen AKSHI.

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top