Protesta nuk ndalet, qytetarët rikthehen sot para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Protesta kundër qeverisë do të vijojë edhe sot në Tiranë, me qytetarët që pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë. Në qendër të kërkesave mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe ndryshimin e sistemit politik.Tubimi nis në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar me marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Më pas, qytetarët ndalen para Kryeministrisë për fjalimet dhe vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Një ditë më parë, protestuesit ngritën sërish edhe çështjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut. Ata kërkuan heqjen e tij, duke iu referuar zhvillimeve që lidhen me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit.

“Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Nuk na përfaqësoni” dhe “Shqipëria po bën revolucion” janë disa prej thirrjeve që kanë shoqëruar protestat. Qytetarët deklarojnë se do ta vijojnë mobilizimin, ndërsa largimi i qeverisë dhe ndryshimi i sistemit mbeten ndër kërkesat e artikuluara prej tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top