Përplasja për pagat, Rama fton institucionet e drejtësisë në takim

Kryeministri Edi Rama iu ka dërguar ftesë institucioneve të drejtësisë për të mbajtur një takim më datë 28 shtator për të biseduar në lidhje me pagat e magjistratëve. Kryeministri i ftoi publikisht në tryezë një ditë pas miratimit të projektligjit për pagat e magjistratëve në parlament, që u kundërshtua, duke theksuar se duhet që të diskutojnë për një zgjidhje afatgjatë. Në reagimin e tij në rrjetin social X, kryeministri deklaronte se të pranishëm në tryezë do të jenë edhe ekspertë të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian për Efiçencën e Drejtësisë.

Sipas tij, duhet ta trajtojnë çështjen me “urtësi dhe durim” dhe për të dhënë një shembull dinjiteti përpara qytetarëve dhe partnerëve. Maxhoranca e miratoi projektligjin e PS me 84 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim, pavarësisht kundërshtive të drejtësisë dhe opozitës, të cilët theksuan se po shkelej vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Magjistratët kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë ligjin e miratuar, dhe të dekretuar pak orë më pas nga Presidenti, në Kushtetuese.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top