SPAK heton pagat e magjistratëve, sekuestron dokumentet në Ministrinë e Financave

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në kuadër të hetimit, SPAK ka sekuestruar dokumentacionet përkatëse pranë Ministrisë së Financave.

Hetimi vjen pas kallëzimit penal të depozituar nga gjyqtarët për mosekzekutimin e pagave për muajin gusht. Në kallëzim kërkohet që prokuroria të zbardhë rrethanat e vendimmarrjes dhe të përcaktojë personat që kanë dhënë, përcjellë apo zbatuar urdhrat që kanë sjellë mosdhënien e pagave, ndërsa mes personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Sipas kallëzimit, problematika nuk lidhet me një rast, por prek një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin. Përmes hetimit synohet të përcaktohet nëse ka përgjegjësi individuale për veprimet apo mosveprimet që kanë çuar në vonesën e pagave të magjistratëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top