Seancë brenda, protestë jashtë/Qytetarët zhvendosen para Kuvendit

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 110-të, ndërsa qytetarët ndryshojnë skenarin dhe zhvendosen përpara Kuvendit. Tubimi është thirrur në orën 10:00, në të njëjtën ditë kur deputetët mblidhen në seancë plenare. Organizatorët kishin paralajmëruar më herët se protestat e 17 shtatorit do të përqendroheshin pranë Parlamentit. Ndryshe nga ditët e fundit, kur protestuesit mblidheshin kryesisht në mbrëmje para Kryeministrisë, këtë herë aksioni nis paradite.

Thirrja për tubimin e sotëm u bë në përfundim të protestës së një dite më parë. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet dhe marshimet, ndërsa kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Dy ditë më parë, protesta shënonte ditën e 108-të dhe organizatorët përsërisnin të njëjtën kërkesë. Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit edhe në ditët e ardhshme, ndërsa seancat parlamentare pritet të jenë një nga pikat ku do të përqendrohen tubimet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top