Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Pas më shumë se pesë vitesh nga arrestimi i tyre, Rexhep Selimi është shpallur fajtor nga trupi gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ndonëse gjatë gjithë procesit të stërzgjatur gjyqësor, Selimi kishte thënë se ka luftuar që Kosova të jetë e lirë dhe nuk është penduar për asnjë ditë që e kishte kaluar në fronte të luftës, madje edhe po të ishte vendi sot në luftë, do të ishte duke luftuar, trupi gjykues në krye me Charles Smith III, e shpallën fajtor me 13 vjet burgim.

Arrestimi i Selimit kishte ndodhur në nëntor 2020, ndërsa gjykimi filloi në prill 2023. Rexhep Selimi u transferua në paraburgim në Hagë në nëntor 2020. Gjatë gjithë procesit, ai u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave.

Aktakuza përfshin krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria në këtë proces tha se gjatë periudhës së luftës 1998–1999 janë kryer vrasje, përndjekje, burgosje/ndalim, torturë dhe vepra të tjera ndaj personave të ndryshëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top