Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se bashkëpunimi me Guardia di Finanza ka evidentuar një skemë evazioni fiskal në sektorin e transportit rrugor, me rreth 6 milionë euro të ardhura të padeklaruara.
Hetimi, i zhvilluar nga Guardia di Finanza e Chieti-t, në bashkëpunim dhe përmes shkëmbimit të informacionit me administratën tatimore shqiptare, ka evidentuar 95 punonjës të padeklaruar, rreth 3.5 milionë euro fatura për operacione fiktive dhe mbi 1.2 milionë euro kontribute të papaguara.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tha se do të vijojë forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit me administratat tatimore dhe autoritetet partnere ndërkombëtare, me synim parandalimin e skemave të evazionit fiskal dhe mbrojtjen e konkurrencës së ndershme./Monitor