Glauk Konjufca nga Haga: Lufta jonë kishte qëllim mbrojtës dhe stopim të gjenocidit

Zv.kryeministri i Kosovës Glauk Konjufca, ndodhet në Hagë ku për pak minuta nis edhe seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se lufta kishte qëllim mbrojtës dhe stopim të gjenocidit.

Sipas tij, qëllimi i saj ishte liria e popullit mbrojtja e jetës së tyre. Ai e konsideroi ditën e sotme si një ditë finale në këtë proces gjyqësor.

“Sot është dita finale në këtë proces gjyqësor. Sot është i pritshëm një vendim, një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të shtabit të UÇK-së. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse, kishte vetëm një qëllim, qëllimin e lirisë së popullit tonë dhe stopimin e gjenocidit të forcave paramilitare serbe”, tha Konjufca.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top