Tension para Speciales në Hagë/ Policia paralajmëron protestuesit: Largohuni ose do përdorim forcën

Qindra shqiptarë janë mbledhur në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Pak para nisjes së seancës ka patur tensione mes palës shqiptare dhe policisë holandeze. Policia holandeze u kërkoi disa herë protestuesve të largoheshin nga hyrja e gjykatës dhe të zhvendoseshin në zonën e autorizuar për protestë. Efektivët paralajmëruan se, nëse urdhri nuk zbatohej, do të ndërhynin për largimin e tyre.

Kjo solli përplasje verbale me disa prej protestuesve. Pas paralajmërimeve të përsëritura të policisë, situata u qetësua dhe protestuesit ndalën thirrjet ndaj efektivëve. Tubimi zhvillohet në ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Seanca për shpalljen e vendimit është caktuar për sot në orën 10:00.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top