Dita e verdiktit/ Haga vendos sot për ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, presin sot aktgjykimin e shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Seanca nis në orën 10:00 dhe do të jetë publike, ndërsa transmetimi online do të bëhet me 10 minuta vonesë në shqip, anglisht dhe serbisht. Të katërt akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë. Ata i kanë mohuar akuzat, ndërsa Prokuroria ka kërkuar dënime prej 45 vitesh burg për secilin. Mbrojtja ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.

Në prag të vendimit, në Kosovë janë shtuar mesazhet e mbështetjes për ish-drejtuesit e UÇK-së. Në qendër të Prishtinës është vendosur edhe një bilbord me fotografinë e tyre dhe mesazhin “Çlirimtarë – sillini në shtëpi”.

Reagime kanë ardhur edhe nga familjarët. Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, publikoi një video të vajzës së saj duke puthur portretin e gjyshit, të shoqëruar me një mesazh ku shprehte mallin dhe krenarinë për të atin.

Aktgjykimi i sotëm vjen pas një procesi gjyqësor disa-vjeçar dhe përbën vendimin e shkallës së parë në çështjen ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top