Ditën e sotme në Hagë do të zhvillohet seanca për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Seanca nis në orën 10:00 deri në orën 12:00 dhe do të jetë publike. Transmetimi në shqip, anglisht dhe serbisht do të transmetohet me rreth 10 minuta vonesë, ndaj publiku do ta ndjekë praktikisht nga ora 10:10.
Në kuadër të kësaj ngjarje qindra qytetar janë mbledhur në Prishtinë dhe e kanë kaluar natën në shesh me këngë, flamuj dhe pranë “Flakës së Lirisë”. Ata vijojnë të qëndrojnë në shesh, ku dhe është vendosur ekrani nga ku do të ndiqet shpallja e vendimit për ish-krerët e UÇK-së. Ata po presin nisjen e seancës në Hagë, ndërsa numri i të pranishmëve në shesh vijon të shtohet.