Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës, i kërkuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Vendimi është marrë më 14 shtator 2026. Sipas gjykatës braziliane, kërkesa e autoriteteve shqiptare ishte e plotë dhe përmbushte kushtet e parashikuara nga legjislacioni vendas. Gjykata konstatoi gjithashtu se veprat për të cilat Mata kërkohet nga drejtësia shqiptare parashikohen si vepra penale edhe në Brazil. Afatet e parashkrimit, sipas vendimit, nuk kanë përfunduar.

Në vendim sqarohet se procedura e ekstradimit nuk përcakton fajësinë ose pafajësinë e Matës. Kjo do të shqyrtohet nga drejtësia shqiptare gjatë procesit penal. Miratimi i ekstradimit lidhet vetëm me plotësimin e kushteve ligjore për dorëzimin e tij tek autoritetet shqiptare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top