Seanca gjyqësore në themel për dosjen “Partizani” është shtyrë me dy javë, për shkak të mungesës së të gjithë avokatëve mbrojtës, të cilët i janë bashkuar bojkotit.
Sipas raportimeve, shkak për këtë protestë është bërë rregullorja e re, e cila u ndalon avokatëve hyrjen në ambientet e gjykatës me telefona celularë. Megjithatë, mësohet se trupa gjykuese është parë vetë me telefona celularë. Po ashtu, gjatë ditës së sotme po shtyhen edhe gjyqet e tjera të planifikuara.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.