Vlonjatët po ikin nga Vlora/ Më pak nxënës në klasën e parë, në bankat e shkollës dhe fëmijë ukrainas

Ka nisur edhe në Vlorë viti i ri shkollor 2026-2027 . Në ZVA bashkia Vlorë-Himarë, ulen për herë të parë në bankat e shkollës 895 vogëlushë.

Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të kësaj zyre, do të zhvillojnë mësim 11.540 nxënës, 47 më pak,krahasuar me një vit më parë.

Nuk ka shkolla të mbyllura në ZVA bashkia Vlorë-Himarë, pavarësisht rënies së lehtë të rënies së numrit të nxënësve. Dy shkolla 9-vjeçare ,”Marigo Posio”Vlorë dhe “Pano Nikolla”Himarë nisin funksionin në fillim tetor, pas rikonstruksionit të plotë të tyre. Të regjistruar për këtë vit të ri shkollor ka edhe fëmijë të huaj, kryesisht nga Ukraina.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top