Kurti fton PDK-në të propozojë nënkryetarin e Kuvendit

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës që të angazhohet në punën e Kuvendit dhe të propozojë sa më shpejt kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit.

Kurti tha se institucionet duhet të nisin punën dhe se nuk duhet të humbet kohë me procedura apo përplasje politike.

“Është e domosdoshme që të punojmë e të mos humbim kohë me procedura e me ndërskamca”, deklaroi Kurti.

Ai ftoi PDK-në që të propozojë kandidatin e saj për postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe të marrë pjesë aktive edhe në punën e komisioneve parlamentare.

“E ftoj Partinë Demokratike të Kosovës që të vijë sa më shpejt ta propozojë edhe ajo kandidatin për nënkryetar të Kuvendit dhe të punojmë bashkë me komisionin parlamentar”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Kurti theksoi gjithashtu se institucionet shtetërore nuk i përkasin vetëm partisë që drejton qeverinë, por edhe opozitës.

“Qeveria është udhëhequr nga Vetëvendosje, ndërkohë në anën tjetër shteti dhe Republika nuk janë të qeverisë, ato janë edhe të opozitës, e cila do të jetë aktive në Kuvend”, deklaroi ai.

Thirrja e Kurtit vjen në kuadër të përpjekjeve për funksionalizimin e plotë të Kuvendit dhe nisjen e punës së institucioneve të reja pas zgjedhjes së qeverisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top