Kurti për procesin në Hagë: Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve, asnjë gjykatë nuk e njollos luftën e UÇK-së

Në nisje të ekspozesë për mandatin e katërt qeveritar, kryeministri Albin Kurti ka thënë se e gjithë Kosova është në pritje të vendimit nga Dhomat e Specializuara për ish-krerët e UÇK-së.

“Ju përgëzoj për konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit. Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Ne e kemi të qartë atë që ka ndodhur. Në Kosovë janë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe është kryer gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së”, ka thënë Kurti.

Ai nuk mori pjesë një ditë më parë në Marshin e Lirisë, por disa deputetë të Vetëvendosjes u paraqitën aty.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top