Gjiganti zviceran, Basel ka mbetur pa trajner së fundmi. Kjo pasi që ata shkarkuan ish-legjendën e “Helvetikëve”, Stephan Lichtsteiner pas formës jo të mirë në kampionatin e Zvicrës.
Sipas 20minuten, klubi ka identifikuar ish-yllin e Bayern Munichut, Sandro Wagner si zëvëndësuesin e tij.
Wagner, ka qenë trajner i skuadrave si SpVgg Unterhaching dhe te Augsburgu, ku po ashtu ishte edhe asistent i Julian Nagelsmannit te Kombëtarja e Gjermanisë gjatë “Euro 2024”.