Stuhia gjatë natës, bien temperaturat

Moti në vendin tonë pritet të jetë i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë pasdites, në disa zona, përveç reshjeve priten shtrëngata afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Temperaturat minimale këtë mëngjes u regjistruan 17 gradë, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë maksimalisht 26 gradë Celsius.

Era do të fryjë deri në 11 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të forcës 1-3 ballë.

Gjatë natës vendi u përfshi nga stuhi shiu, teksa temperaturat kanë pësuar rënie.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top