Yuri Kim drejt largimit nga Shqipëria, zgjedh të darkojë me Jorida Tabaku

Me rastin e përfundimit të misionit diplomatik në vendin tonë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme (20 qershor) një darkë me Kryetaren e Komisionit të Integrimit dhe deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Mësohet se darka mes dy zyrtareve ka nisur rreth orës 20:00 të mbrëmjes në një restorant në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Kujtojmë se ambasadorja Yuri Kim është duke zhvilluar takimet e fundit më përfaqësuesit e politikës shqiptare.

Javën e kaluar, diplomatja e lartë ka darkuar me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë nga radhët e opozitës ka zgjedhur pikërisht Jorida Tabakun.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top