Vizita e Ivanka Trump në Vlorë disa muaj më parë, së bashku me një grup inxhinierësh, ishte një nga momentet ku u ndal kryeministri Edi Rama teksa foli për projektet turistike në Sazan dhe Zvërnec.
Në intervistën me Rudina Xhungën në podkastit e tij “Flasim”, Rama tha se vizita ishte publike, por sipas tij u pasua nga spekulime mbi projektet.
“Ivanka Trump ishte në Vlorë disa muaj më parë me një grup inxhinierësh. Doli kudo, kishte pozitivitet nuk pashë njërin të thoshte po kjo këtu ç’do. Ajo fraza mori dhenë, po nuk është se mësoi gjë publiku nga kjo.
Prapë publiku spekuloi, ku morën pjesë edhe media të mëdha, ku ishte e pamundur të vendosje të vërtetën si pjesë të gjësë. Nuk thash që e kanë mediat ndërkombëtare fajin.
Po përpiqem të tregoj të gjithën të parë nga këndvështrimi im, por fakti është që janë gënjeshtra të papara që përsëriten”, – tha kryeministri.