Përmbyset autobusi turistik me 48 persona në bord, raportohen viktima dhe të pl*gosur në Zvicër

Një autobus turistik me 48 persona në bord është përmbysur në lindje të Zvicrës, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Aksidenti ndodhi mes Susch dhe Zernez, në kantonin Graubünden. Autobusi po udhëtonte nga Holanda drejt Austrisë.

Policia lokale konfirmoi se në mjet ndodheshin 48 persona, por ende nuk ka dhënë një bilanc të plotë të viktimave dhe të plagosurve. Sipas mediave zvicerane, autobusi i përkiste kompanisë turistike holandeze Oad dhe ishte pjesë e një udhëtimi të organizuar. Në vendngjarje janë angazhuar pesë helikopterë, zjarrfikës dhe ekipe të shumta emergjence. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top