104 ditë kundër qeverisë, qytetarët rikthehen sot para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte, duke shënuar ditën e 104-të të mobilizimit. Qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë së tij.

Prej më shumë se tre muajsh, protestuesit dalin në shesh kundër keqqeverisjes, korrupsionit në nivele të larta dhe problemeve të tjera politike e sociale. Ata kërkojnë gjithashtu ndryshimin e klasës politike në vend. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Sipas tyre, mobilizimi nuk do të ndalet derisa Edi Rama të largohet nga posti i kryeministrit.

Revolta është zhvendosur ditët e fundit edhe para Parlamentit. Në seancën që shënoi nisjen e sesionit të ri parlamentar, protestuesit i pritën deputetët me vezë dhe domate, duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top