Drejtori i Zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’: Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, ka folur lidhur me shpërthimin e ndodhur në pikën e karburantit “Eida” në zonën e Brrylit. Duke folur për mediat, Goxhaj tha se dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburantit.

Ai theksoi se zyra është djegur dhe pjesa përpara nuk është përfshirë nga flakët por është dëmtuar nga shpërthimi dhe kjo shton dyshimet se shpërthimi është në zyra. Goxhaj shprehet më tej se shpërthimi ka ndodhur nga gazi, por sipas tij, mund të ketë qenë dhe automjeti që ka goditur pikën e karburantit.

“Situata u vu në kontroll në pak minuta. Ka qenë shpërthim, jo zjarr. Dyshojmë se shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburantit. Zyra është djegur dhe pjesa përpara nuk është përfshirë nga flakët por është dëmtuar nga shpërthimi. Kjo na bën të mendojmë se shpërthimi është në zyra. Shpërthimi ka ndodhur nga gazi. Shpërthimi vjen nga këto gjëra. Defektet teknike dhe problemet që mund të ketë pasur pika ne do t’i konstatojmë. Mund të ketë qenë dhe automjeti që ka goditur pikën e karburantit, ashtu siç na ka ndodhur para disa vitesh por ngelet për t’u parë. Policia po këqyr kamerat”, tha Goxhaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top