Aksident i rëndë në Durrës–Tiranë/ Përplasen 5 makina, humb jetën 45-vjeçari

Një aksident i rëndë me pesë automjete ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës–Tiranë. Një 45-vjeçar humbi jetën, ndërsa pesë pasagjerë mbetën të lënduar. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:20. Sipas policisë, Hysen Balla, 45 vjeç, u përplas me një kamion dhe humbi jetën në vend.

Pas përplasjes së parë, në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera. Pesë pasagjerë mbetën të lënduar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia bëri të ditur se A.V., e cila dyshohet se drejtonte një nga mjetet e përfshira, u largua nga vendngjarja. Ajo u shoqërua më pas për të dhënë sqarime. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top