Autobusi bie në humnerë në Kepin e Gjelbër, 21 të vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik me autobus në ishullin Fogo, në Kepin e Gjelbër. Aksidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, në rrugën që lidh zonën e Cha das Caldeiras me Campanas de Cima, në veri të bashkisë Sao Filipe. Sipas autoriteteve, autobusi doli nga rruga dhe përfundoi rreth 30 metra poshtë, në një shpat të thepisur.

Presidenti i Kepit të Gjelbër, Jose Maria Neves, fillimisht raportoi për 10 viktima, por më pas e përditësoi bilancin në 21 të vdekur. Mes viktimave është edhe drejtuesi i autobusit. Sipas agjencisë lokale të lajmeve Inforpress, pjesa më e madhe e viktimave ishin të rinj, kryesisht nxënës të shkollave të mesme nga Curral Grande dhe Ponta Verde.

Autoritetet arsimore kanë sqaruar se udhëtimi nuk ishte organizuar nga shkollat, por bëhej fjalë për një ekskursion privat që organizohej çdo vit nga drejtuesi i autobusit për nxënësit që ai transportonte gjatë vitit shkollor. Ekipet e emergjencës vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, e cila është e vështirë për t’u aksesuar. Autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rritet. Ndërkohë, shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top