Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të pyllëzuar.

Pamjet nga zona tregojnë përhapjen e flakëve, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarrit.

Në terren janë angazhuar dhjetëra forca të ushtrisë dhe shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top