Në Tiranë i kërkojnë dorëheqjen, Rama shkon në Itali për të folur mbi Evropën

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku po merr pjesë në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”, që zhvillohet në Cernobbio, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë politikë, institucionalë dhe ekonomikë nga Evropa dhe më gjerë.

Gjatë ditës së shtunë, Rama do të jetë pjesë e panelit “Agjenda për Evropën”, në kuadër të debatit me temë “Mesdheu i zgjeruar”, së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.

 

Diskutimi do të moderohet nga ish-Kryeministri italian Paolo Gentiloni, aktualisht President i Këshillit Këshillimor të EIB Global.

Punimet e së shtunës nisin në orën 08:30, ndërsa përpara panelit Rama-Plenković është parashikuar një ndërhyrje e Presidentit të Këshillit Europian, António Costa.

Në fokus zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike

Në fokus të Forumit janë zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike, pozicioni i Evropës në botë, sfidat globale, siguria dhe mbrojtja evropiane, si dhe roli i Mesdheut në arkitekturën e re evropiane dhe ndërkombëtare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top