Rikthehet Arben Ahmetaj/ Të hënën nxjerr audio-përgjime mbi skandalet e qeverisë

Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, do të japë intervistën e pestë ditën e hënë në orën 20:45 në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV.

Bëhet me dije se në këtë intervistë do të ketë të përfshira edhe audiopërgjime, që denoncojnë skandalet e qeverisjes së vendit.

“U kry. Behuni gati per dt 7 Shtator. Audio pergjime, dokumenta, gjithcka!’ – shkruan Peka në një postim në facebook ndërsa publikon dhe një foto ku ai ka dalë me Arben Ahmetajn”


Në intervistën e fundit që Ahmetaj dha në 8 Janar të këtij viti për “Çim Peka Live”, denoncoi Ergys Agasin, i arrestuar sot me urdhër të SPAK.

Kjo është intervista e pestë e Arben Ahmetajt i cili në çdo intervistë ka denoncuar aferat korruptive dhe lidhjet me krimin të kryeministrit Edi Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top