Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryeministrisë, pasi Gjykata e Tiranës këtë të premte, 4 shtator, e shpalli të paligjshëm arrestimin e tyre.

Menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative, të ndaluarit kanë lënë ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në kryeqytet. Jashtë rrethimit të rajoneve ishin grumbulluar dhjetëra qytetarë e mbështetës, të cilët i pritën të liruarit me ovacione, thirrje e brohoritje.

Vendimi për lirimin e tyre erdhi pasi toga e zezë rrëzoi pretendimet e Prokurorisë, e cila kërkonte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe ndalimin e hyrjes në territoret e komisariateve 1, 2 dhe 3. Duke e cilësuar procedurën e shoqërimit si të paligjshme, gjykata urdhëroi daljen e menjëhershme nga qelia pa asnjë masë shtrënguese për të gjithë të arrestuarit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top