“Biznesi përballet me ‘taksën e korrupsionit’”/ Tabaku-Ramës: Shqipëria vendos më shumë gjoba se rajoni

Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gjobat dhe kontrollet, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi duke analizuar mënyrën se si administrata shtetërore ushtron presion mbi bizneset. Sipas Tabakut, gjobat nuk po përdoren për të luftuar informalitetin apo për të përmirësuar klimën ekonomike, por janë kthyer në një instrument presioni që ushqen korrupsionin dhe godet kryesisht bizneset që respektojnë ligjin. Deputetja solli në vëmendje shifra, që sipas saj, tregojnë përmasat e problemit. Vetëm gjatë viteve 2022 dhe 2023, administrata tatimore ka vendosur rreth 4,6 miliardë lekë penalitete.

“Biznesi nuk vuan vetëm barrën e taksave të padrejta, por edhe zyrtarët e shtetit që trokasin në derën e biznesit korrekt me ligjin, ndërkohë që ndaj evazorëve mbyllin njërin sy dhe i falin”, deklaroi Tabaku. Ajo theksoi se ankesat e qytetarëve dhe sipërmarrësve ndaj administratës janë shtuar. Sipas saj, gjoba po përdoret si mjet shantazhi për të mbledhur atë që e cilësoi si “taksa e korrupsionit”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top