Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet Erion Veliaj

Pesë aparate celularë janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të burgut të Durrësit, ku ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.

Kontrolli është kryer nga DAP-Forcat Operacionale të Burgjeve. Deri më tani nuk dihet se kujt prej personave që ndodhen në këtë sektor u përkasin pesë celularët e gjetur. Sipas burimeve, aparatet i janë përcjellë SPAK-ut përmes BKH-së, për t’iu nënshtruar këqyrjes në laboratorin e ekspertizës së posaçme.

Ekspertiza pritet të ndihmojë në përcaktimin e përdoruesve të pajisjeve, si dhe në zbardhjen e rrethanave se si celularët kanë përfunduar brenda ambienteve të burgut. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse pajisjet janë përdorur dhe nga kush. Sakaq kujtojmë se më herët, autoritetet kanë sekuestruar dhe dërguar në SPAK edhe telefonin e Laert Haxhiut. Ndërsa javën e kaluar, një telefon është gjetur në burgun e Peqinit dhe gjithashtu është dërguar në SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top