Situatë kritike nga zjarret në Mat dhe Bulqizë, flakët përfshinë disa stane gjatë natës

Situatë alarmante paraqitet në zonën e Trodhnes në njësinë administrative Ulëz të Bashkisë Mat ku zjarri vijon të jetë aktiv Gjatë natës, flakët kanë përfshirë disa stane të barinjve, duke djegur kasolle, ambiente për bagëtitë dhe një banesë.

Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri ku prej katër ditësh një helikopter po punon në zonat e përfshira nga zjarri deri në orët e vona të mbrëmjes, situata vijon të mbetet kritike edhe sot. Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Mallunxë, në njësinë administrative Lis të Matit. Forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve, pasi rrezikohen edhe banesat.

Ndërkohë, situata paraqitet problematike edhe në Bashkinë Bulqizë. Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në malin e Lepurit, ku po punohet për vënien e saj nën kontroll.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top