“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”/ Ambasada e SHBA: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se SPAK është përfshirë në përpjekjet ndërkombëtare për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se përmes Zyrës së Prokurorëve të Huaj për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin (OPDAT), Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së ka mbështetur pjesëmarrjen e SPAK në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave (IDEC40), e zhvilluar në Buenos Aires të Argjentinës. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kreu i SPAK, Klodian Braho i cili u përfshi në forumin ndërkombëtar të organizuar nga Agjencia Amerikane kundër Drogave (DEA).

“Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, përmes OPDAT, e solli SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave #IDEC40 nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara kundër Narkotikëve (DEA) – forumi kryesor global i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara për integrimin operacional, koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, përfshirë Organizatat e Huaja Terroriste të përcaktuara nga Shtetet e Bashkuara”, shkruan ambasada. Sipas ambasadës prokurorët e SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina.

“Duke u mbështetur në #IDEC40, prokurorët e SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, duke forcuar marrëdhëniet dhe koordinimin operacional të nevojshëm për të goditur dhe luftuar kërcënimet ndërkombëtare në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet ne reagim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top