Lëvizje të reja janë bërë në strukturat drejtuese të policisë, ndërsa ndryshimet kanë prekur edhe Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë. Sipas informacioneve, drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, Gëzim Zhupaj, është transferuar në një tjetër detyrë dhe është emëruar shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Zhupaj ka ushtruar detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë për rreth dy vite.
Në vend të tij, mësohet se është emëruar Luigj Vathi, i cili më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se lëvizje dhe ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit janë bërë edhe në qarqe të tjera.