Bebe Rexha dhe Jordan Clarkson në një lidhje? Reagon këngëtarja

Bebe Rexha ka vendosur t’u japë fund thashethemeve për marrëdhënien e saj me basketbollistin e New York Knicks, Jordan Clarkson.

Këngëtarja 37-vjeçare u fotografua së fundmi me Clarkson në disa ambiente të ndryshme në New York, duke nxitur menjëherë spekulimet se të dy mund të ishin në një lidhje romantike.

Por, kur u pyet nga TMZ për thashethemet, Rexha tundi kokën disa herë për t’i mohuar ato dhe më pas sqaroi shkurt se ajo dhe Clarkson janë thjesht “miq”.

Dyshja ishte parë së bashku në disa raste gjatë kësaj vere në New York.

Në një prej daljeve të tyre, Rexha dhe Clarkson u fotografuan në një studio arti, ku basketbollisti kishte vendosur krahun rreth këngëtares. Më vonë, ata u panë sërish së bashku në një event të organizuar nga “Vogue” në Rockefeller Center.

Fotot e tyre të përbashkëta mjaftuan që në rrjetet sociale të nisnin menjëherë aludimet për një romancë mes dy yjeve.

Këngëtarja më parë ka qenë në një lidhje trevjeçare me kineastin Keyan Safyari, me të cilin u nda në vitin 2023.

Ndërkohë, Jordan Clarkson, 34 vjeç, ka qenë më parë në një lidhje trevjeçare me këngëtaren Maggie Lindemann. Çifti i dha fund marrëdhënies në vitin 2025.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top