Berisha njofton vizitën në SHBA: Do marr pjesë në konferencën e republikanëve

Sali Berisha, ka njoftuar sot në një bashkëbisedim on line me qytetarët se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në një konferencë që Partia Republikane do të zhvillojë në Teksas, në kuadër të zgjedhjeve të mesmandatit.

Berisha bëri të ditur se është ftuar si pjesë e një delegacioni të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, i përbërë nga drejtues të rreth 30 partive anëtare.

“Partia Republikane Amerikane zhvillon në Teksas konferencën për zgjedhjet e mid-term, që i quajnë ata zgjedhjet në mes të mandatit. Dhe Unioni Demokrat Ndërkombëtar, në të cilin Partia Republikane ka peshën më kryesore, se është partia më e madhe me të gjitha ato, ka krijuar një delegacion me kryetarët e rreth 30 partive të këtij unioni për të marrë pjesë në konferencën në Teksas”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së tha se, përveç ftesës për të qenë pjesë e këtij delegacioni, ka marrë edhe një ftesë të dytë nga një institut amerikan që, sipas tij, ka lidhje me konferencën.

“Por përveç kësaj ftese në përbërje të delegacionit, unë kam dhe një ftesë tjetër nga një institut amerikan që ka lidhje me këtë konferencë. Kështu që unë pres dokumentet dhe do marr pjesë”, u shpreh ai.

I pyetur për takimet që mund të zhvillojë gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha tha se ende nuk ka përcaktuar një axhendë konkrete, por pret që takimet të fiksohen në ditët në vijim.

“Për sa i përket takimeve, nuk kam fiksuar, por shpresoj që të fiksoj gjatë ditëve të ardhshme”, deklaroi Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top