Një kapitull i ri është hapur në historinë e Miss USA. Justus Kelley, përfaqësuesja e Virginia-s, është shpallur fituese e edicionit jubilar të konkursit, duke u bërë protagoniste e një momenti të veçantë në historinë e kompeticionit të bukurisë.
Finalja u zhvillua të enjten, më 27 gusht, në kuadër të edicionit të 75-të të Miss USA, ku Kelley arriti të triumfojë përballë rivaleve nga shtetet e ndryshme amerikane.
Por përtej kurorës, fitorja e 31-vjeçares mbart një rëndësi të veçantë. Ajo është e para nënë që arrin të fitojë këtë titull, duke thyer një traditë shumëvjeçare të konkursit. Kelley kishte siguruar më herët kurorën e Virginia-s për vitin 2026, ndërsa tani emri i saj i bashkohet historisë së Miss USA në një periudhë kur rregullat e konkursit kanë pësuar ndryshime të rëndësishme.
Prej vitit 2023, organizatorët u kanë hapur dyert edhe grave që janë nëna, ndërsa një tjetër kufizim i rëndësishëm është hequr: mosha maksimale për pjesëmarrëse. Kështu, çdo grua mbi 18 vjeç mund të garojë për titullin.
Triumfi i Kelley-t shënon gjithashtu një tjetër precedent, pasi ajo bëhet gruaja e parë e martuar që fiton kurorën e Miss USA.