Masa e sigurisë ndaj Ergys Agasit në GJKKO, ndërpritet për herë të dytë seanca

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit Ergys Agasi është ndërprerë për herë të dytë, pas rreth tre orë diskutime.

Mësohet se, seanca u pezullua ndërsa avokati mbrojtës Maks Haxhia po vijonte paraqitjen e argumenteve të tij ligjore.

Zgjatja e fjalës së mbrojtjes u bë shkak për ndërprerjen e procesit, i cili pritet të vijojë në një moment të dytë gjatë ditës.

Më herët, gjykata kishte miratuar një tjetër ndërprerje me kërkesë të mbrojtjes, pasi avokati Haxhia kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore dhe vendimin e caktimit të masës, me pretendimin se nuk i kishte pasur më parë në dispozicion.

Ergys Agasi doli sot para togave të zeza për verifikimin e masës “arrest në burg”, e cila ndaj tij ishte caktuar në mungesë.

Biznesmeni ndodhej në kërkim që prej muajit dhjetor 2025 dhe u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës.

Në momentin e ndalimit, ai ndodhej në automjet me ish-punonjësin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, i cili po ashtu ra në pranga.

Pas përfundimit të argumenteve të mbrojtjes, trupi gjykues pritet të tërhiqet për të marrë vendimin nëse do të lërë në fuqi masën e arrestit me burg apo do ta ndryshojë atë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top