Zjarr në Vranisht të Himarës, flakët përhapen në zonë

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë që fryn në zonë.

Terreni i vështirë, temperaturat e larta dhe veçanërisht era e fortë po e bëjnë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa ekziston rreziku i përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë, flakët dhe shtëllungat e dendura të tymit janë të dukshme edhe në zonën e Malit të Çikës, masivi malor që ngrihet mbi fshatin Vranisht.

Tymi ka mbuluar një pjesë të zonës së Vranishtit dhe të territorit të Himarës, duke krijuar një re të dendur mbi zonë.

Forcat në terren vijojnë betejën me flakët, ndërsa situata mbetet dinamike për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top