U ndërpre për disa orë, rinis seanca në GJKKO për Ergys Agasin

Ka rinisur në Gjykatën e Pocaçme seanca për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit.

Seanca nisi fillimisht në orën 09:30, por u ndërpre për disa orë pas kërkesës së avokatëve për t’u njohur me aktet.

I shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit 2025, Agasi u vu në pranga pasditen e 26 gushtit së bashku me ish-efektivin Ulian Shpataraku.

Seanca për masën e sigurisë së këtij të fundit do të mbahet ditën e nesërme.

Ndaj Agasit rëndojnë akuzat për “Shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike”, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, si edhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top