Vedat Muriqi po zhvillon një tjetër paraqitje fantastike me fanellën e Fenerbahçes, duke shënuar gol në përballjen ndaj Lyonit, në play-offin e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi kosovar kaloi Fenerbahçen në epërsi në minutën e 24-t, kur përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës, pas goditjes së parë me kokë dhe me një goditje të saktë realizoi për 1-0.
Megjithatë, Fenerbahçe ka gjetur edhe golin e dytë. Nathan Aké u ngrit më lart pas një harkimi nga këndi dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.
Kështu, skuadra turke tashmë ka një epërsi të rëndësishme në ndeshjen e kthimit, ndërsa pas barazimit 1-1 në duelin e parë, Fenerbahçe është në avantazh 3-1 në rezultatin e përgjithshëm.
Muriqi po luan një rol kyç në këtë përballje, ndërsa Fenerbahçe është gjithnjë e më pranë objektivit për të siguruar kualifikimin. Ai kishte shënuar edhe në fundjavë, në fitoren e Fenerbahces ndaj Konyaspor.
pic.twitter.com/HBozA3a0AO
— ✦ @TalkFootX ✦ -Follow (@EvansAllis45187) August 26, 2026