Berisha thotë se arrestimi i Agasit ishte negociuar dhe rolin kyç e luajti Taulant Balla

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur dyshime se arrestimi i Ergys Agasit mbrëmjen e djeshme, në të vërtetë ka qenë një arrestim i negociuar.

Duke publikuar denoncimin e një qytetari digjital, sipas Berishës, në Elbasan ditën e dielë, Agasi është takuar me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën, takim i bërë sipas tij me porosi të kryeministrit Edi Rama.

“Arrestimi pranë shtëpisë së tij me pantallona të shkurtra dhe nallane. Polici në timon. Të gjitha këto flasin më shumë së gjithçka tjetër për një arrestimtë negociuar. A ju kujtohet kur u dorëzua famozi Balili, cilin pati shofer? Ardi Veliun. Agasi kishte Shpatakun.
Qytetari digjital më ka informuar se sipas burimeve të tyre policore të dielën në një lokal të kontrolluar nga karteli në Elbasan Taulant Balla ka zhvilluar një takim jo të shkurtër me Gys Agasin.
A mori përsipër Balla negociatat me të me porosi të Ramës këtë nuk mund ta them.
Agasi është pronar i makinave të blinduara, më luksoze, shkoi e u gjet me shofer policin. Janë disa elementë që po t’i lidhësh bashkë flasin për një arrestim të negociuar.
PD i bën thirrje EUROPOL dhe EUROJUS, vendeve partnere të monitorojnë këtë proces, ata kanë legjitimitet të plotë sepse veprimet e Agasit janë bërë edhe në dëmtim të shtetasve të tyre në territorin shqiptar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top