Kriza politike në Kosovë, ​PDK sërish sot në protestë

Partia Demokratike e Kosovës ka vijuar protestat para Qeverisë, duke kërkuar që Albin Kurti të shkojë në Kuvend dhe të rinisë procesi për konstituimin e institucioneve. Në tubimin e sotëm, deputetëve të PDK-së iu bashkuan asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Mitrovica. Të pranishëm ishin edhe deputetë të Aleancës.

Prej disa ditësh, përfaqësuesit e PDK-së qëndrojnë për orë të tëra para hyrjes së Qeverisë. Ata kundërshtojnë vijimin e ushtrimit të detyrës nga Kurti në këtë formë dhe kërkojnë funksionalizimin sa më shpejt të institucioneve. PDK e cilëson situatën si ngërç institucional dhe paralajmëron se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top