Dy muaj pas martesës me aktorin Callum Turner, Dua Lipa ka folur për jetën e saj personale, dashurinë dhe mënyrën se si ka ndryshuar raporti i saj me suksesin dhe të ardhmen.
Në një intervistë për Vogue Italia, këngëtarja shqiptare ka treguar se martesa ishte një nga momentet më të veçanta për të dhe Turnerin. Festimet u mbajtën në Palermo, qytet me të cilin Lipa ka krijuar një lidhje të veçantë.
Duke folur për marrëdhënien e saj, artistja ka thënë se tash dëshiron të eksplorojë një tjetër dimension të dashurisë, përtej kërkimit të saj. “Ndihem në shtëpi kudo që është Callum”, deklaroi ajo.
Lipa ka folur edhe për konceptin e manifestimit, duke kujtuar këngën “Training Season”, e cila u publikua para se ajo të niste lidhjen me Turnerin. “Duhet të kem kujdes me atë që dëshiroj, sepse pothuajse gjithmonë më realizohet”, tha ajo.
Artistja ka treguar se sot nuk e përkufizon më suksesin vetëm përmes karrierës. Për të, një jetë e pasur duhet të ketë hapësirë edhe për familjen, hobit, udhëtimet dhe qetësinë personale.
Ajo ka rrëfyer gjithashtu për dashurinë ndaj librave dhe për punën e saj përmes platformës “Service95”, ndërsa ka prekur edhe rrënjët familjare dhe rrugëtimin nga Prishtina drejt Londrës, ku në moshën 15-vjeçare u kthye për të ndjekur ëndrrën e muzikës.
Në këtë fazë të jetës, Lipa thotë se është bërë më e butë me veten dhe më e gatshme për të pranuar të papriturat. Për të, “Training Season” duket se ka përfunduar dhe tash sfida është të zbulojë jetën pasi dashuria e shumëkërkuar është gjetur.