Hunda e shtrembër, Rama: Nuk e kam nga droga, por dhuratë nga ata që u përpoqën të më fshirë nga faqja e dheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komenteve në rrjet, ku një devijim i hundës është satirizuar si efekt i përdorimit të lëndëve narkotike.

Gjatë një videoje pas mbledhjes së zhvilluar në Pogradec, Rama sqaroi se ajo shenjë ka mbetur si kujtim i sulmit me të cilin është përballur vite më parë.

“Shoh që ka herë pas herë njerëz që merren me hundën time, me këtë asimetrinë. Falë edhe kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenërinë politike të Shqipërisë jashtë këtyre pasqyrave dixhitale me ato që jetojnë në këto pasqyra, vjen ajo ironia e mallit, drogës, shtrembërimit. Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do ta mbajë gjithë jetën nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu ku unë kam lindur, jam rritur dhe jam sot këtu sepse edhe këtë gjurmë s’e kam nga ndonjë arsye tjetër. Por edhe kur nuk kisha asgjë në dorë doja një vend që të rrinte drejt, doja të jetoja në një vend që të mos i bënte bijtë e vet të ulnin kokën kur i pyesnin, është pikërisht për këtë vend që ….duke i qarë hallin për mallin e keq që ka marrë sepse jeni përgjithëshisht më të rinj sesa ajo histori. Nëse ka një histori timen që një ditë mund ta tregoj që është ajo e gjërave që nuk arrita të bëj dot asgjë tjetër.”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top