Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij

Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, janë bërë shtetas të Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua dorëzoi dekretet e shtetësisë gjatë një ceremonie të veçantë.

DioGuardi ka qenë prej vitesh një prej zërave më të fuqishëm në Uashington në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe të pavarësisë së saj. Edhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, është angazhuar për çështjen shqiptare dhe Kosovën.

Joseph John DioGuardi (i njohur si Joe DioGuardi) është një kontabilist dhe politikan amerikan me origjinë arbëreshe, i cili shërbeu si kongresmeni i parë shqiptaro-amerikan në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai përfaqësoi distriktin e 20-të të Nju Jorkut si anëtar i Partisë Republikane gjatë viteve 1985–1989. DioGuardi është gjithashtu themeluesi dhe presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), një organizatë lobuese që ka luajtur një rol historik në sensibilizimin e Uashingtonit për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan dhe për pavarësinë e Kosovës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top