Ukraina godet me dronë depot e gjigantit rus të tregtisë online

Depot e kompanisë Ozon, shitësit të dytë më të madh online në Rusi, janë goditur nga një valë sulmesh me dronë ukrainas.

 


Ozon tha se objektet e saj logjistike në rajonet jugore të Krasnodarit, Dagestanit, Stavropolit dhe Adygeas u përfshinë nga zjarri, ndërsa disa persona u plagosën pas sulmeve gjatë natës..

 

Ukraina prej javësh ka goditur objektet e Wildberries, shitësit më të madh online në Rusi, duke e cilësuar kompaninë si një objektiv legjitim, me arsyetimin se ajo furnizonte komponentë për ushtrinë. Moska e mohon këtë.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të shtunën se Ukraina kishte hapur “Kutinë e Pandorës” duke goditur objektiva ekonomike dhe se Rusia do t’i kundërpërgjigjej duke goditur “sektorët më të ndjeshëm ekonomikë” të Ukrainës.

Rusia ka goditur infrastrukturën civile të Ukrainës që nga nisja e pushtimit të plotë në vitin 2022, ndërsa sulmet e fundit ruse kanë goditur depot dhe terminalet e ngarkesave në Ukrainë.

Të dyja palët, Rusia dhe Ukraina, mohojnë se kanë shënjestruar qëllimisht civilët.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top